Mos i ndalni, por kontrollojini !

Interneti sa i rëndësishëm është për të rriturit, po aq është bërë edhe për fëmijët. Nëse të rrriturve ua lehtëson punën, fëmijëve iu fal kënaqësi dhe diçka ndryshe nga çka janë mësuar të bëjnë dhe shohin. Por edhe pse fëmijë, është e rëndësishme që të jesh një përdorues i matur i internetit. Nga psikologët këshillohet

Interneti sa i rëndësishëm është për të rriturit, po aq është bërë edhe për fëmijët.

Nëse të rrriturve ua lehtëson punën, fëmijëve iu fal kënaqësi dhe diçka ndryshe nga çka janë mësuar të bëjnë dhe shohin.

Por edhe pse fëmijë, është e rëndësishme që të jesh një përdorues i matur i internetit.

Nga psikologët këshillohet që prindërit mos tua ndalojnë internetin fëmijëve, por t’i ndjekin ata ndërkohë që fëmijët shohin diçka. Shumë e shohin të dëmshme, por me siguri ka diçka nga e cila mund të mësojnë.

Prindërit mund të përdorin filtra të caktuar të cilat ndalojnë programet dhe faqet e papërshtatshme për fëmijë. Këtë mund ta rregullojnë që në momentin që e blejnë kompjuterin.

Fëmijët më shumë se dëshira për të mësuar kanë kuriozitetin e ngjyrave, ekraneve që shkëlqejnë dhe shpejtësinë e tyre.

Nëse fëmija është në moshë që mund t’u kuptoj, shpjegojani të mirat dhe dëmet që sjell, shpjegimi do ua lehtësonte punën.

 

/Rabihana Halili/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar