Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Mos flini me foshnjet në shtrat

Mos flini me foshnjet në shtrat

0 Komentet 🕔06.12.2013 - 16:00

Prindërit nuk duhet t’i marrin foshnjat në shtrat, sepse ky veprim mund të shkaktojë vdekjen e papritur të foshnjave, kanë konstatuar ekspertët. Kështu bën të ditur dailymail.uk. Zyrtarët e shëndetësisë në Suedi janë aq të shqetësuar për praktikën e gabuar që ndjekin disa prindër. Ndaj ara kanë nxjerrë udhëzime të reja për të parandaluar këtë fenomen.

“Është e rëndësishme që fëmijët nën 3 muajsh të flenë në shtretërit e tyre” tha Kerstin Nordstrand , i Bordit Kombëtar të Shëndetësisë dhe Mirëqenies. Ajo tha se rekomandimi ishte i ri, pasi institucioni më parë kishte këshilluar vetëm fjetjen e bebeve me duhanpirës apo me prindër nën ndikimin e alkoolit apo drogave. Informacioni u botua së pari nga gazeta suedeze mjekësore “Dagens”.

Një studim i vitit 2001, i publikuar në revistën pediatrike “Zhvillimin Njerëzor i Hershëm”, tregoi se 65 për qind e foshnjave nën 3 muajsh, flinin bashkë me prindërit e tyre, norma më e lartë në botën perëndimore.

Një raport i publikuar nga “British Medical Journal”, i cili analizoi rreth 1500 vdekje të papritur foshnjore, zbuloi se 22 për qind ndodhnin, ndërsa foshnjat flinin në shtratin e prindërve.

Rreziku i vdekjes së papritur të foshnjave, është pesë herë më i lartë tek ata që flenë me prindërit, sesa tek ata që flenë në shtrat vetëm. Vende të tjera, si Franca dhe SHBA, rekomandojnë fjetjen në të njëjtën dhomë, por jo në të njëjtin shtrat.

/Objektiv.al/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr