“Moody’s”: Situata ekonomike në Shqipëri e qëndrueshme

“Moody’s”: Situata ekonomike në Shqipëri e qëndrueshme

Agjencia e vlerësimit të kreditit të korporatave dhe vendeve sovrane, “Moody’s”, e vlerëson Shqipërinë me gradën “B1”, si dhe me një pritshmëri “Stable” për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike. Një vlerësim i tillë është një shenjë pozitive për Shqipërinë, duke treguar një dëshmi besueshmërie për vendin tonë, për stabilitetin makroekonomik, për politikat dhe

Agjencia e vlerësimit të kreditit të korporatave dhe vendeve sovrane, “Moody’s”, e vlerëson Shqipërinë me gradën “B1”, si dhe me një pritshmëri “Stable” për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike.

Një vlerësim i tillë është një shenjë pozitive për Shqipërinë, duke treguar një dëshmi besueshmërie për vendin tonë, për stabilitetin makroekonomik, për politikat dhe reformat ekonomike në mbështetje të biznesit, përmirësimit të mjedisit fiskal si dhe për vazhdimësinë e reformave në vend.

Fakti që Shqipëria u rezistoi presioneve të krizës financiare në Europë dhe më gjerë, progresi drejt proceseve integruese me miratimin e tre ligjeve, qëndrueshmëria pozitive makroekonomike dhe potenciali për rritje ekonomike vlerësohet nga “Moody’s”, duke theksuar se vendi ynë do të ketë shumë materializëm gjatë gjysmës së dytë të vitit 2013 e në vazhdim.

“Vazhdimësia e progresi i reformave e përmirësimeve në disa sektorë, forcimi i mëtejshëm i institucioneve do të ishin drejtimet që do të sillnin jo vetëm materializim të potencialit ekonomik, por edhe rritje të mëtejshme të vlerësimit të kreditit të vendit”, thuhet në raportin e “Moody’s”, publikuar më 17 qershor 2013.

Vlerësimi nga ana e agjencisë së vlerësimit të kreditit të korporatave dhe vendeve sovrane është një inkurajim për Shqipërinë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar