Këtë fundjavë leku forcoi pozitat ndaj monedhës së gjelbër, dollarit dhe qëndroi e dobët ndaj euros në tregun e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, të hënën një euro u këmbye me 140.3 lekë, për ta mbyllur javën të premten në kuotën e 140.39 lekëve, pas një rënieje
Këtë fundjavë leku forcoi pozitat ndaj monedhës së gjelbër, dollarit dhe qëndroi e dobët ndaj euros në tregun e këmbimit valutor.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, të hënën një euro u këmbye me 140.3 lekë, për ta mbyllur javën të premten në kuotën e 140.39 lekëve, pas një rënieje të lehtë që shënoi të mërkurën dhe të enjten.
Ndërsa në raport me dollarin, leku fitoi pikë dhe u këmbye këtë fundjavë me 102.58 lekë, nga 102.98 që ishte kursi të hënën.
Tregu i brendshëm valutor vazhdon të reflektojë ndryshimet në bursat ndërkombëtare, ndërsa kërkesë-oferta e brendshme në muajt e parë të viti 2014 janë të ngadalta kanë shprehur analistët e bankës.
Analistët kanë deklaruar se “nga fundi i muajit marsit dhe fillimi i prillit, sezonalisht ka një rritje të kërkesës për valutë nga kompanitë e huaja që transferojnë fitimet e 2013-s”.
Gjatë muajve të fundit, tendenca e këmbimit euro-lekë ka qenë në favor të monedhës europiane dhe trendi i përgjithshëm i lekut ka qenë ai i zhvlerësimit, pavarësisht luhatjeve momentale të kursit të këmbimit.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *