Monedha europiane dhe amerikane dobësohen ndaj lekut

Gjatë muajit janar monedha europiane filloi të fuqëzohet kundrejt monedhës vendase, lekut. Ndërkohë këtë javë monedha europiane ka humbur pikë, duke u këmbyer në tregun e brenshëm, sipas kursit të agjensive të këmbimit valutor, mesatarisht në blerje me 140.2 lekë nga 140.4  lekë që tregtohej një javë më parë. Gjithashtu edhe shitjet kanë pësuar ulje,

Gjatë muajit janar monedha europiane filloi të fuqëzohet kundrejt monedhës vendase, lekut. Ndërkohë këtë javë monedha europiane ka humbur pikë, duke u këmbyer në tregun e brenshëm, sipas kursit të agjensive të këmbimit valutor, mesatarisht në blerje me 140.2 lekë nga 140.4  lekë që tregtohej një javë më parë.

Gjithashtu edhe shitjet kanë pësuar ulje, euro  është tregtuar me 140.7 lekë nga 140.9, duke u ulur me 0.2 pikë krahasuar me një javë me parë.

Ndërkohë edhe dollari amerikan këtë javë  ka humbur pikë kundrejt lekut, pasi është blerë me 102.5 lekë nga 103.5 lekë që tregtohej një javë më parë. Monedha amerikane është shitur me 103.1 lekë ndërsa një javë më parë është tregtuar me 104.1 lekë.

Gjatë muajve të fundit tendenca e përgjithshme e lekut ka qenë ajo e zhvlerësimit, pavarësisht luhatjeve momentale të kursit të këmbimit.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar