Monako ofron 15 milionë euro për Boateng

Monako ofron 15 milionë euro për Boateng

Francezët e Monakos të sapongjitur në Ligën I franceze vazhdojnë të surprizojnë me goditjet e tyre në merkato. Pas sigurimit të shërbimeve të sulmuesit Radamel Falkao dhe mbrojtësit Rikardo Karvajo, francezët kanë shenjestruar dhe mesfushorin e Milanit me origjinë ganeze, Kevin-Prince Boateng. Monako ka ofruar 15 milionë euro për të sjellë mesfushorin në Francë, por

Francezët e Monakos të sapongjitur në Ligën I franceze vazhdojnë të surprizojnë me goditjet e tyre në merkato.

Pas sigurimit të shërbimeve të sulmuesit Radamel Falkao dhe mbrojtësit Rikardo Karvajo, francezët kanë shenjestruar dhe mesfushorin e Milanit me origjinë ganeze, Kevin-Prince Boateng.

Monako ka ofruar 15 milionë euro për të sjellë mesfushorin në Francë, por nga ana tjetër drejtuesit e Milanit nuk janë shprehur shumë entuziastë për ofertën e marrë në këto momente. Në fakt italianët janë të gatshëm ta shesin mesfushorin në merkaton e verës, por më parë duhet të zgjidhin çështjen e trajnerit.

Kjo ka qenë përgjigja që u kanë dhënë zyrtarëve të Monakos. Do të jetë trajneri ai i cili do të vendosë nëse Boateng do të qëndrojë apo jo në Milano. Nëse nuk do të jetë pjesë e planeve të tij, atëherë mesfushori mund të largohet nga Milani dhe mund të luajë për Monakon.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar