Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Moisiu: Po shtohen incestet

Moisiu: Po shtohen incestet

0 Komentet 🕔12.07.2013 - 11:57

Incesti është një fenomeni i dhimbshëm që është zbuluar vazhdimisht, përmes denoncime në polici, ndërsa tashmë alarmi ngrihet dhe nga një tjetër institucion.

Rubena Moisiu, drejtoreshë e maternitetit “Koço Gliozheni” pohon se vazhdimisht vajza të mitura mbeten shtatzëna si pasojë e një marrëdhënieje brenda familjes. Përgjithësisht drama tentohet të mbahet e fshehtë,ndërsa disa  vajza pranojnë se  ngjizja e fëmijës ka ardhur si pasojë e një raporti të tillë abuziv.

“Vihet re një tendencë rritjeje e fenomenit, sidomos në zonat rurale. Vitin e kaluar kemi pasur dy raste incesti te dy vajza të moshës 13-14 vjeçe, të cilat kanë lindur në maternitet”, thotë Rubena Moisiu. Sipas saj, të miturat kanë pranuar vetë t’i rrëfejnë historitë e tyre në mënyrë konfidenciale. “Është një ngjarje e rëndë që ndodh dhe nuk duhet të anashkalohet në familjet shqiptare. Ndodh që nëna mëson se vajza abuzohet nga babai apo një pjesëtar i familjes dhe preferon të heshtë. Por ajo që realisht duhet të ndodhë është e kundërta, pasi një e mitur me këtë traumë dhe me një shtatzëni prej saj ka nevojë vërtet për ndihmë të specializuar”, tha Moisiu.

Ndër të tjera  Moisiu theksoi se,“Informacioni në zonat rurale në lidhje me shtatzëninë apo metodat kontraceptive është shumë i vakët, aq më tepër kur kemi të bëjmë me fenomene të tilla kur vajzat abuzohen në moshë të mitur, pa ditur se çfarë ndodh me trupin e tyre. Duhet ndërgjegjësim në mënyrë që fenomene të tilla të evitohen.”

Ky apel erdhi dje në ditën botërore të popullsisë nga drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni.”

/Erilda Sulika/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr