Moisiu: Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë nis tani

Moisiu: Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë nis tani

Gjatë një prononcimi për mediat ish- presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka këshilluar klasën politike të Tiranës, Prishtinës e Shkupit që pavarësisht problemeve të brendshme mes tyre, duhet të bashkërendohen dhe të punojnë më mirë për të zgjidhur problemet shqiptare në Ballkan. “Tani ka ardhur koha dhe nuk ka pengesa që çështja e bashkimit të

Gjatë një prononcimi për mediat ish- presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka këshilluar klasën politike të Tiranës, Prishtinës e Shkupit që pavarësisht problemeve të brendshme mes tyre, duhet të bashkërendohen dhe të punojnë më mirë për të zgjidhur problemet shqiptare në Ballkan.

“Tani ka ardhur koha dhe nuk ka pengesa që çështja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë të fillojë të diskutohet, në mënyrë që në një të ardhme edhe të realizohet, fillimisht në formën e një konfederate”,- ka deklaruar ish- presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Pas deklarimeve se Kosova është krahinë e Shqipërisë, reagimet kanë qenë të shumta.

Por ish- presidenti shqiptar iu përgjigjet, duke thenë se ky është vetëm një realitet dhe e vërtetë historike, raporton “Bota Sot”.

Ai gjithashtu ka shtuar duke thënë se kur Kosova të arrijë të bëhet pjesë e OKB-së, NATO-së dhe Bashkimit Evropian, atëherë bashkpunimi do të jetë më i lehtë.

Sipas tij, kjo është mënyra që të shkohet drejt një bashkimi, fillimisht kulturor, mandej ekonomik.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar