Mjerim në rrugët e Rrogozhinës

0

Qarkullimi i automjeteve në qytetin e Rrogozhinës po krijon çdo ditë e më shumë problem dhe vështirësi. Këto vështirësi janë si pasojë e infrastrukturës,e cila të lë për të dëshiruar.

Drejtuesit e automjeteve vendosen në rradhë duke pritur për të kaluar në pjesën tjetër të vendit. Kjo gjë ka shkaktuar mjaft probleme dhe mërzitje si tek shoferët ashtu edhe tek banorët. Rrugët e prishura dhe në gjendje të mjerueshme po shkaterrojnë dhe automjetet. Asgjë nuk është në rregull, ashtu siç duhet të ishte.

Kjo gjendje ka qenë e tillë prej shumë kohesh, mund të themi dhe prej vitesh. Çdo pushtet që ka ardhur e ka ikur ka bërë premtime për infrastrukturën në këtë qytet, por asgjë nuk po shihet. Situata është po e njëjtë, çdo ditë vjen duke u vështirësuar më tej.

Shpresojmë që qeveria e re të vërë dorë mbi këtë qytet të lënë në harresë prej vitesh.

/Shefit Xhafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here