Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Mjeksia popullore profesion apo dhunti

Mjeksia popullore profesion apo dhunti

0 Komentet 🕔13.05.2014 - 17:15

Mjeksia popullore një trend që vazhdon akoma të ekzistojë në sajë të pasionistëve dhe studiuesve të bimëve mjeksore. Sa e vështirë dhe sa e lehtë është që të ndihmosh pacientët përmes kësaj mjeksie. Sfidat dhe vështirësitë me të cilat ajo përballet. Një 57–vjeҫar nga Iba e Poshtme e Tiranës tregon për rrugën që ai ka ndjekur deri tani në ushtrimin e mjeksisë popullore. Sfidat, vështirësitë dhe mosbesimi nuk e kanë ndalur pasionistin Qani Banaj për të studiuar bimët mjeksore dhe përmes tyre tu vijë në ndihmë pacientëve të cilët kanë nevojë.

 Si nisët që ta ushtroni këtë profesion dhe cili ka qenë personi i parë që ju ka ndihmuar?

 Pasioni që kisha për mjeksinë bëri që në moshën 22 vjeҫare të nis me ushtrimin e këtij profesioni, përsa i përket personit të parë mund të them se ishte Arqile Boti, një gjenial në mjeksinë popullore.

 Si ju lindi ky pasion për mjeksin?

Duke qenë se një pjesë e madhe e fisit tim janë mjekë më tërhoqi vëmëndjen ideja pse të mos jem dhe unë, por unë ndryshe nga ato nisa një profil tjetër që është mjeksia popullore.

Sa e vështirë ishte për ju që të njiheshit dhe të besoheshit nga pacientët duke qenë se ju ishit dhe në një moshë të re?

Në fillim pacientët për tek unë i drejtonte Arqileja, ishte ai që më dha ndihmën e parë në fillimet e mia. Unë kam punuar për një periudhë 30 vjeҫare krah tij dhe kjo më ka bërë që të jem këtu ku jam sot.

 Si e realizoni ju punën tuaj dhe sa e vështirë është për ju sigurimi i medikadentëve të nevojshme?

 Parësore në punën time janë bimët mjeksore.Vështirësi kam patur në fillim duhet të njihja mirë bimët e mjeksisë, pastaj ishte dhe pjesa e sigurimit të tyre ku më duhet të shkoja nëpër male dhe kodra për ti siguruar. Është shumë  e vështirë sigurimi i tyre, pasi përmes librit unë mësoja teorinë, por terreni ishte ndryshe. Gjatë mbledhjes së këtyre bimeve të duhej që të përballeshe dhe me kafshët apo gjallesat e pyllit, si gjarpërinj etj, por forca për këtë ka qenë pasioni që unë kisha për të ditur gjithҫka.

 Cilat janë disa nga sëmundjet që ju merreni më shumë dhe a keni patur ndonjë rast ku keni arritur sukses?

Sëmundjet më të shpeshta janë problemet me shtatzaninë dhe sëmundje të tipit të tomoreve kancerogjene. Por nuk mund të them se mund të jenë shëruar plotësisht, por thjesht kanë patur një lehtësim të dhimbjeve. Kjo mbase ato vinin shumë vonë të kërkonin ndihmën e mjeksisë popullore. Ndërsa përsa i përket problemeve me shtatzaninë ka patur edhe raste ku kanë dalë me sukses.

 Cilët janë sugjerimet apo ndonjë recetë e veҫantë që ju përdorni për problemet e shtatzanisë?

Bimët mjeksore janë ato me të cilat unë punoj, për këtë mund të përmend bimën e sherebelës, pasi ajo ka në përbërje të saj estrogjen e cila ka një ndikim në ecurinë e shtatzanisë.

A besojnë pacientët shqiptarë në mjeksinë popullore, dhe cilët janë moshat që  janë drejtuar më shumë për ndihmë tek ju?

Mendoj se besojnë. Unë gjatë punës sime kam punuar pothuajse me të gjithë moshat.

 A mendoni se mjeksia popullore do të vazhdojë të funksionojë në të ardhmen?

 Mendoj se po, pasi duke parë ecurinë e mjeksisë moderne ku duket se më shumë ju intereson paraja dhe jo pacienti, gjithashtu është dhe pjesa që mund të ketë  nga ato të cilët nuk e njohin dhe nuk e dinë rëndësinë e bimëve mjeksore dhe mund të japin medikadente me përbëjre të ndryshme nga ajo që e kërkon sëmundja. Ky është mendimi im dhe jo se kam ndonjë statistikë apo ku ta di unë.

Sa është kostoja nëse një pacient zgjedh të shërohet nga mjeksia popullore?

 Duke i bërë një krahasim si përshembull siҫ është rasti i përdorimit të frutit të bajames e cila lehtëson sëmundjet kancerogjene  mund të kushtojë 250 deri në 500 lekë të vjetra ndërsa  nëse ne do të merrnim një medikadent tomoral për kokën të sugjeruar nga mjeksia moderne ku  një tablet mund të kushtojë 130 mijë lekë, pra nuk është se ka shumë kosto. Pra të kurohesh me mjeksi popullore kushton lirë.

 Sa të vështirë e keni ju të jetoni me të ardhurat e siguruara nga puna juaj?

 Për këtë  se vras shumë mendjen me ndihmën e Allahut do ja dal. Di vetëm se këtë pasion dhe vlera ime humane për të ndihmuar do të vazhdojë derisa të kem jetën.

Realizoi: Erilda Sulika

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E enjte E premte
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 28, 2017
Clear
34°/23°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 29, 2017
Clear
36°/22°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 30, 2017
Clear
37°/24°
Sot E enjte E premte
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 28, 2017
Clear
35°/22°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 29, 2017
Clear
31°/18°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 30, 2017
Clear
34°/17°
Sot E enjte E premte
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 28, 2017
Clear
37°/18°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 29, 2017
Clear
39°/18°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 30, 2017
Clear
40°/20°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr