Mjekët në kabinetin e radiologjisë, në rrezik nga rrezet roentgen

Profesioni është një zgjedhje e vështirë për këdo, por vështirësia më e madhe qëndron në faktin e të qenit njeri. Mjafton të bëni një xhiro të shkurtër në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe të jeni të sigurt që do të keni shumë histori për të përshkruar dhe plot arsye për të ndjerë keqardhje. Kushtet

Profesioni është një zgjedhje e vështirë për këdo, por vështirësia më e madhe qëndron në faktin e të qenit njeri. Mjafton të bëni një xhiro të shkurtër në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe të jeni të sigurt që do të keni shumë histori për të përshkruar dhe plot arsye për të ndjerë keqardhje. Kushtet në të cilat trajtohen pacientët dhe kryejnë praktikën mësimore studentët e fushës së mjekësisë, lenë shumë për të dëshiruar.

Në fokus kemi kabinetin e radiologjisë. Aty praktikohen studentët e degës së Imazherisë dhe të tjerë me specializim radiolog. Ky kabinet gjendet në godinën 6-katëshe. Sipas vëzhgimeve rezulton që nuk merret asnjë masë mbrojtëse për rrezet rëntgen. Veshjet antimplumb janë një kusht themelor për mjekët, po ashtu edhe për studentët  që praktikohen aty. Jo vetëm që këto materiale nuk sigurohen por mungojnë edhe filmat për kryerjen e radiografive, pacienti është i detyruar që t’i paguajë ato nga xhepi i vet.

Mjekët shprehen se mungojnë investimet dhe prej vitesh nuk është treguar interes për të kontrolluar pajisjet dhe cilësinë e tyre si dhe të merren masa mbrojtëse.

Për studentët e  degës së Imazherisë, ky nuk është shqetësimi i vetëm. Ata marrin leksione në ambiente të pamjaftueshme, sallat janë shumë të vogla. Këta studentë janë të detyruar që të kalojnë në godinën e infermierisë dhe të kërkojnë salla bosh, nëse nuk ka, presin ose largohen pa bërë mësim.

Kjo gjendje kërkon një zgjidhje. Për më tepër, shihni disa nga fotot e marra më datë 25 shkurt në këto ambiente.

/Borana Belegu/

1656442_1504834786409446_1881882938_n 1964351_1504834009742857_1591698881_n 1961390_1504834013076190_565830934_n Photo-0884Photo-0885Photo-0888 Photo-0889

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar