Mjekët i deklarojnë fëmijën të vdekur, nëna denoncon për ndërrim

Një nënë me iniciale M.Ç ka denoncuar mjekët, pasi i kanë ndërruar foshnjën në maternitet duke i paraqitur një të porsalindur të vdekur si fëmijën e saj. Mjekët janë shprehur se fëmija ka ndërruar jetë gjatë lindjes. Bëhet me dije se kufoma e fëmijës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar AND-në

Një nënë me iniciale M.Ç ka denoncuar mjekët, pasi i kanë ndërruar foshnjën në maternitet duke i paraqitur një të porsalindur të vdekur si fëmijën e saj. Mjekët janë shprehur se fëmija ka ndërruar jetë gjatë lindjes.

Bëhet me dije se kufoma e fëmijës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar AND-në dhe shkakun e vdekjes, ndërkohë ngjarja është shënuar më 16 nëntor të këtij viti në maternitetin e Tiranës. Burime nga forcat blu të Tiranës bëjnë me dije se janë hapur hetimet ndaj disa shtetasve.

“Në vijim të komunikatës të datës 19.11.2014, që bënë fjalë për kallzimin e shtetasit SH.Ç, për veprën penale të “Ndërrimit të fëmijës”, më datë 24.11.2014, kanë nisur hetimet në ngarkim të disa shtetasve. Për asrsye hetimi nuk jepen më të dhëna të tjera. Neni 128 i Kodit Penal”, -thuhet në deklaratën e Policisë.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar