Mjegulla mbyll aeroportin e Prishtinës

Mjegulla e dendur, që ka mbuluar pjesën më të madhe të vendit, ka bërë të pamundur fluturimet nga Aeroporti i Prishtines. Zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara tha se nga 16 fluturime nuk është kryer asnjë prej tyre. Nga të dhënat e Departamentit meteorologjik të kontrollit të trafikut ajror, pritet që moti të përmirësohet nga ora

Mjegulla e dendur, që ka mbuluar pjesën më të madhe të vendit, ka bërë të pamundur fluturimet nga Aeroporti i Prishtines.

Zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara tha se nga 16 fluturime nuk është kryer asnjë prej tyre.

Nga të dhënat e Departamentit meteorologjik të kontrollit të trafikut ajror, pritet që moti të përmirësohet nga ora 9 deri në orën 11 duke realizuar kështu fluturimet e anulluara.

Mediat Maqedonase njoftojnë gjithashtu se edhe në Maqedoni janë mbyllur aeroportet për shkak të mjegullës.

Me vështirësi po zhvillohet komunikacioni rrugor, ndërsa ai hekurudhor po ecën normalisht.

/Irida VATA/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar