Mjalti dhe qumështi, ilaçi i duhur për gjumin

Mjalti dhe qumështi, ilaçi i duhur për gjumin

Një filxhan qumësht i ngrohtë me mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë, e nëse jeni edhe të uritur më së miri është të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate, si buka integrale, drithërat të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeldeti, tunë dhe jogurt. Pagjumësia është një fenomen që  bën të vuajnë  shumë persona, gjë

Një filxhan qumësht i ngrohtë me mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë, e nëse jeni edhe të uritur më së miri është të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate, si buka integrale, drithërat të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeldeti, tunë dhe jogurt.

Pagjumësia është një fenomen që  bën të vuajnë  shumë persona, gjë e cila të çon dhe në shkatërrimin e sistemit mendor.

Personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit, sa të jetë e mundur  do të duhej që heqin mëlçitë, peshkun e tharë, të kripur, tymosur ose të konservuar, suxhukun, mishin e thatë, lakrën turshi, trangujt turshi, ullinjtë, çokollatën dhe spinaqin.

Ushqimet e përmendura përmbajnë tiraninë, molekulë kjo e cila e nxit lirimin e norepinerfinës, stimulueses së trurit që na mban të zgjuar. Kafenë dhe alkoolin as që duhet përmendur. Në vend të mjeteve ndihmuese për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit në shujtën e fundit ndikon pozitivisht në kualitetin e gjumit.

Borziloku dhe sherbela ndikojnë ndryshe nga shumica e erëzave të tjera, kanë një efekt të lehtë qetësues.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar