Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Mitrovicë, shpërthim në lokalin e kandidatit serb

Mitrovicë, shpërthim në lokalin e kandidatit serb

0 Komentet 🕔18.10.2013 - 11:53

 

Veriu i Mitrovicës është tronditur sot në orët e para të mëngjesit nga një shpërthimi fuqishëm nga i cili fatmirësisht  s’kishte viktima, por raportohet për dëme të konsiderueshme  materiale.

Tanjug raporton se shpërthimi ka ndodhur në orën 3 e 15 minuta të mëngjesit në rrugën Sutjeska, nga i cili janë dëmtuar tri lokale. Por, shënjestër thuhet të ketë qenë një lokal i ushqimit të shpejtë – “Do koske”, ndërsa kanë pësuar dëmtime edhe një kafiteri dhe një bastore afër tij.

Burime nga kjo pjesë e qytetit bëjnë të ditur se lokali në të cilin ndodhi shpërthimi është pronë e Lubisha Kostiqit, ish-kandidat për këshilltar i SLS për zgjedhjet e 3 nëntorit, që ndërkohë ka dalë nga kjo listë.

Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa Policia e Kosovës ka mbërritur për të bërë hetimet e rastit. Shefi i Policisë Rajonale të Kosovës, Zhelko Bojiq  u  ka deklaruar mediave se ende nuk mund të thuhet  se çfarë lloji mjeti shpërthyes është përdorur e as për motivet e shpërthimit.
/Elta Liksenaj/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr