Misteri i mikro biblotekave brenda një biçiklete të braktisur

0

Studio kineze e arkitekturës “LUO Studio”  krijon  mikro bibliotekën për fëmijët, e cila është e projektuar t’i bashkëngjitet biçikletave të braktisura, e të papërdorura.

Ky objek i cili u dizajnua për fëmijët, synon të dëshmojë se si mund të krijohet diçka funksionale nga diçka e papërdorshme, transmeton.

“Gjatë procesit të ndërtimit ato kanë konsumuar mjaft materiale të papërpunuara industriale,  që janë shkelur në hapësirën e paktë publike urbane dhe janë hedhur në grumbuj të tmerrshëm materialesh jo të përdorshme”  u shpreh themeluesi i studios  “LUO”, Luo Yujie.

“Si një projektues që jeton në qytet, unë kam menduar për mundësinë për ripërdorimin miqësor të këtyre bicikletave të braktisura”, shtoi Luo.

Studio LUO mori një biçikletë të braktisur dhe e ktheu atë në një objekt të përforcuar me katër rrota.

Kur është e palëvizshme, guaska metalike në anën e pasme të biçikletës hapet dhe ngjason me një insekt, duke mundësuar kështu të gjenden të gjitha librat që ruhen brenda.

E rafti i parë nga poshtë ka hapësirë të mjaftueshme që fëmijët të ulen dhe të lexojnë.

E mira e këtij projekti inovativ është se lehtësisht mund të transportohet kudo.

M.Kërçeli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here