Mirënjohje për ish-Ansamblin Artistik të Ushtrisë

Mirënjohje për ish-Ansamblin Artistik të Ushtrisë

Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes organizon aktivitetin “Mirënjohje për ish-Ansamblin Artistik të Ushtrisë” me datë 25 maj ora 10.00, pranë ambienteve të QKMBM. Ky  aktivitet do organizohet në mirënjohje për të gjithë figurat që formuan dhe krijuan  ish- Ansamblin Artistik të Ushtrisë, që interpretuan në të gjithë skenat shqiptarë dhe lanë gjurmë

Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes organizon aktivitetin “Mirënjohje për ish-Ansamblin Artistik të Ushtrisë” me datë 25 maj ora 10.00, pranë ambienteve të QKMBM.

Ky  aktivitet do organizohet në mirënjohje për të gjithë figurat që formuan dhe krijuan  ish- Ansamblin Artistik të Ushtrisë, që interpretuan në të gjithë skenat shqiptarë dhe lanë gjurmë në historinë e botës së artit shqiptar.

Në program do të ketë një sërë veprimtarish, duke filluar me promovimin e dy librave, “Historiku i Ansamblit Artistik të UPSH”, nga Gaqo Avrazi  dhe  “Si u rritëm mes artistësh”, nga Fatmir Toçi, Myzafer Pula dhe Verdi Take.

Programi do të vijojë me një film dokumentar kushtuar  historikut të ish-Ansmblit Artistik të UPSH, si dhe një ekspozitë fotografike e veprimtarisë artistike ndër vite, po të ish-Ansamblit të UPSH.

/Najada Fosa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar