Mirëmbajtja e sistemit, Tatimet ndërpresin përkohësisht deklarimet online

0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur procesin e mirëmbajtjes së rrjetit teknologjik të informacionit. Kjo ndërhyrje është bërë për të rritur sigurinë në transmetimin e të dhënave dhe për t’i siguruar taksapaguesve një shërbim më të shpejtë dhe cilësor.

Sipas një njoftimi zyrtar, sistemi i serverit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kishte hasur jo pak probleme për shkak të mbingarkesës, duke i shkaktuar tatimpaguesve vonesa në dorëzimin në kohë të deklaratave tatimore.

“Problemet e konstatuara në mirëmbajtjen e sistemit dhe amortizimi i rrjetit kanë cenuar nivelin e shërbimit dhe kërkojnë ndërhyrje më të thella në vazhdim.Për këto arsyeje, DPT u kërkon ndjesë të gjithë taksapaguesve për ndërprerjen e përkohshme të shërbimit të vetdeklarimit online. Rivënia në punë do t’ju njoftohet menjëherë sapo sistemi të jetë gati”- thuhet më tej në  njoftim.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here