Miratohet rezoluta që kthen opozitën në Kuvend

Kuvendi miratoi sot me 126 vota pro dhe asnjë kundër projektrezolutën, e cila i jep fund bojkotit parlamentar të opozitës. Negociatorët e mazhorancës dhe opozitës firmosën mbrëmë në orën 23:40 marrëveshjen në formën e një projektrezolute, e cila i jep fund bojkotit parlamentar të opozitës. Në rezolutë theksohet fakti se vendi ynë ka nevojë për

Kuvendi miratoi sot me 126 vota pro dhe asnjë kundër projektrezolutën, e cila i jep fund bojkotit parlamentar të opozitës. Negociatorët e mazhorancës dhe opozitës firmosën mbrëmë në orën 23:40 marrëveshjen në formën e një projektrezolute, e cila i jep fund bojkotit parlamentar të opozitës.

Në rezolutë theksohet fakti se vendi ynë ka nevojë për dialog politik të qëndrueshëm dhe konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës qeverisëse, në mënyrë që të përmbushen ambiciet europiane të qytetarëve të vendit.

 Katër pika të sjella në formën e një draft/rezolute, hartuar nga përfaqësuesit e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Evropian, Socialdemokratët dhe Partia Popullore Evropiane, e cila bëri të mundur rikthimin e opozitës shqiptare në Kuvend.

Pas bisedimeve intensive me liderët politikë në Tiranë, eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein publikuan të martë rezolutën që i dha fund bojkotit 5-mujor të opozitës ndërsa theksohet se Parlamenti Evropian do të mbështesë marrëveshjen mes partive shqiptare.

Draft rezoluta e PE për zgjidhjen e krizes politike në Shqipëri

Pika e parë:  “Opozita kthehet në Parlament dhe rimerr plotësisht funksionet e saj parlamentare duke iu shmangur bojkotit të Parlamentit dhe komisioneve të tij; ndërsa mazhoranca qeverisëse nuk do të përdorë shumicën e cilësuar prej tre të pestave, duke anashkaluar opozitën, por do të punojnë së bashku me opozitën për të gjetur konsensus për reforma të rëndësishme sa herë që është e mundur”, thuhet në draft/marrëveshje.

Pika e dytë: “Të gjitha palët do të kontribuojnë për dialogun politik, i cili duhet të bëhet së pari në Parlament dhe respektojnë Kushtetutën dhe zbatimin sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të angazhohen të rishikojnë rregullat që kanë të bëjnë me funksionimin efikas të komisioneve parlamentare hetimore, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”.

Pika e tretë : “Opozita dhe mazhoranca qeverisëse angazhohen të punojnë së bashku në mënyrë konsensuale, me ndihmën e Bashkimit Evropian, për çështjen e individëve me rekorde kriminale, që kërkojnë të zgjidhen ose të emërohen për poste publike, bazuar në standardet evropiane dhe me asistencën e Komisionit të Venecias”.

Pika e katërt: “Përfaqësuesit e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Evropian, Socialdemokratët dhe Partia Popullore Evropiane do të mbështesin një marrëveshje të tillë politike”.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar