Miratohet marrëveshja Shqipëri-Kosovë, nuk ka tatim të dyfishtë

Nuk ka tatim të dyfishtë për bizneset nga Kosova që do të tregtojnë në Shqipëri dhe anasjelltas. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot projektligjin për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal mes dy vendeve. Marrëveshja ka një rol të rëndësishëm për favorizimin e marrëdhënieve

Nuk ka tatim të dyfishtë për bizneset nga Kosova që do të tregtojnë në Shqipëri dhe anasjelltas.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot projektligjin për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal mes dy vendeve.

Marrëveshja ka një rol të rëndësishëm për favorizimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare ndërkombëtare, sidomos në kushtet e rritjes së vazhdueshme të lëvizjes së lirë ndërkombëtare të njerëzve, kapitaleve, mallrave e parave.

Marrëveshja vendos një bazë të plotë ligjore për mënyrën e tatimit të bizneseve që janë nën juridiksionin e legjislacioneve tatimore të të dy shteteve.

Relatori i këtij projektligji, Xhemal Qefalia tha se nisma është në përputhje me Kushtetutën dhe kërkoi mbështetjen e anëtarëve të Komisionit të Ligjeve për ta miratuar me konsensus, siç edhe ndodhi.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar