Ministrja belge Maggie De Block, goditet me tortë

0

Ministrja belge e Azilit dhe Çështjeve të Emigracionit ishte një viktimë e një sulmi në qendër të Brukselit.

De Block u godit dy herë me tortë, fillimisht në fytyrë dhe pas koke. Ajo u ndoq në befasi në momenin që sapo kishte parkuar makinën e saj dhe po kalonte rrugën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se sulmi është ndërmarrë nga një grup të rinjsh të cilët kritikojnë politikat e aplikuara prej saj ndaj emigrantëve që kërkojnë shtetësinë apo strehim në Belgjikë.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here