Ministria e Kulturës maqedonase, nga 110 projekte vetëm 1 për shqiptarët

Ministria e Kulturës maqedonase, nga 110 projekte vetëm 1 për shqiptarët

Ministria e Kulturës e Maqedonisë ka refuzuar projektet shqiptare që konkurrojnë në konkurset e ndryshme kulturore duke diskriminuar kështu artistët shqiptar. Një situatë e tillë paraqitet në konkursin e fundit për financimin e manifestimeve me interes nacional ‘Vala e nxehtë kulturore 2013’, ku nga 29 komuna që kanë fituar në konkurs vetëm dy janë shqiptare,

Ministria e Kulturës e Maqedonisë ka refuzuar projektet shqiptare që konkurrojnë në konkurset e ndryshme kulturore duke diskriminuar kështu artistët shqiptar.

Një situatë e tillë paraqitet në konkursin e fundit për financimin e manifestimeve me interes nacional ‘Vala e nxehtë kulturore 2013’, ku nga 29 komuna që kanë fituar në konkurs vetëm dy janë shqiptare, ajo e Gostivarit dhe Kërçovës.

Nga Ministria e Kulturës, për këtë situatë fajësojnë ish kreun e Kërçovës i cili u ka dhënë prioritet projekteve maqedonase. Duke mos shpalosur emrat e anëtarëve të komisionti që kanë bërë vlerësimin e projekteve, sekretari shtetëror në minstrinë e kulturës Muzafer Bislimi tha se në çdo komision tre anëtarsh, njëri prej tyre është shqiptar.

“Nuk e di numrin e saktë të komunave që kanë konkurruar por kanë fituar 29 komuna prej tyre, dy komuna shqiptare kanë kaluar projektet e tyre komuna e Gostivarit dhe Kërçovës. Për komunën e Gostivarit mund të them se ishin projekte shqiptare ndërsa për komunën e  Kërçovës nuk e di nuk besoj të jen projekte shqiptare pasi ka konkurruar ish kryetari I komunës kur ishte maqedonas dhe nuk besoj se iu ka dhënë prioritet projekteve shqiptare sepse çdo komunë kishte të limituar numrin se sa projekte mund të përkrahen dhe për këtë arsye nuk besoj se I është dhënë prioritet projekteve shqiptare”, deklaroi  Muzafer Bislimi, sekretar shtetëror  në këtë ministri.

Nga këto dy komuna, projekte shqiptare janë vetëm në komunën e Gostivarit dhe jo  në komunën e Kërçovës. Ndaj këtij diskriminimi ka reaguar artistja shqiptare Besiana Mehmeti e cila ka konkurruar me dy projekte në komunën e  Kërçovës, njëra prej të cilave me karakter multi-etnik.

“Konkurrova me dy projekte, dhe asnjë nga projektet nuk ka kaluar, nga 110 projektet, pra vetëm një projekt shqiptarë ka kaluar dhe ai është  projekt i Komunës së Gostivarit”, tha  Besiana Mehmeti.

Sipas Bislimit projektet shqiptare gjithnjë e më shumë po realizohen nga Ministria e Kulturës dhe se në disa segmente është tejkaluar 20% . Në konkursin e fundit për blerjen e titujve të librave, nga 100 tituj, 23 janë libra shqip që do të blihen nga ministria e kulturës, ka informuar Bislimi.

 

/Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar