Ministria e Kulturës, aktivitet për ditën e Arumunëve

Ministria e Kulturës, aktivitet për ditën e Arumunëve

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizoi dje një ceremoni festive për ditën kombëtare të arumunëve në Shqipëri. Kjo festë kremtohet çdo vit në të gjithë vendet e ballkanit ku jetojnë vllehë. Arumunët janë një nga popullsitë më të vjetra dhe autoktone në ballkan, ky aktivitet solli në qendër të vëmendjes edhe një herë

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizoi dje një ceremoni festive për ditën kombëtare të arumunëve në Shqipëri. Kjo festë kremtohet çdo vit në të gjithë vendet e ballkanit ku jetojnë vllehë.

Arumunët janë një nga popullsitë më të vjetra dhe autoktone në ballkan, ky aktivitet solli në qendër të vëmendjes edhe një herë kulturën, traditën dhe vlerat që kjo popullsi mbart.

3 maji njihet si festa zyrtare e arumunëve, ditë kur 108 vjet më parë Sulltan Hamidi i njohu ata si komb me të drejta të plota e të barabarta në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Rumani.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe presidenti i Arumunëve Shqipëtar Koçi Janku. Në fjalët e tij përshëndetëse ai tha: “Vllehët janë të integruar në shoqërinë shqiptare dhe kanë dhënë e do të japin një kontribut mbresëlënës në historinë e djeshme dhe të sotme shqiptare. Kërkesa e vetme e jona është ruajtja e identitetit tonë etnik. Jemi arumunë, vllehë shqipëtarë. Atdheu ynë është Shqipëria. I përmbahemi motos së rilindjes sonë”

 /Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar