Ministria e Financave, plani për buxhetin 2014

Ministria e Financave, plani për buxhetin 2014

Ministria e Financave nis punën për hartimin e buxhetit të vitit 2014, i cili duhet të jetë gati deri në shtator të këtij viti. Institucionet përkatëse kanë dorëzuar pranë dikasterit të financave kërkesat dhe planin e tyre të shpenzimeve për vitin e ardhshëm. Burime nga ministria e Financave bëjnë të ditur se në buxhetin e

Ministria e Financave nis punën për hartimin e buxhetit të vitit 2014, i cili duhet të jetë gati deri në shtator të këtij viti. Institucionet përkatëse kanë dorëzuar pranë dikasterit të financave kërkesat dhe planin e tyre të shpenzimeve për vitin e ardhshëm.

Burime nga ministria e Financave bëjnë të ditur se në buxhetin e vitit të ardhshëm, do të vijojë të shkurtojë investimet publike, pasi kostoja e fushatës për prerjen e shiritave të inagurimit duket se do të transferohet vitin që vjen, dhe  për  këtë vit sektorët prioritarë, arsimi dhe shëndetsia do të kenë jo më shumë se 4 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.

Sipas treguesve fiskale të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga tatimet dhe dogana për muajin prill janë 309 milionë lekë ose 1.3 %  më pak se planifikimi në fillim të vitit. Ndërsa në pasqyrën fiskalë të vitit të shkuar mungojnë 2.508 miliardë lekë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe 139 milionë lekë më pak nga të ardhurat personale.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar