Ministria e Financave, 7 miliardë lekë më pak nga TVSH-ja dhe akciza

Ministria e Financave, 7 miliardë lekë më pak nga TVSH-ja dhe akciza

Ekonomia vendase ka shënuar rënie duke ndikuar negativisht në buxhetin e shtetit. Në këtë situate  ka ndikuar rënia e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe akciza e taksimit të qarkullimit dhe të konsumimit të mallrave. Nga të dhënat e Ministrisë së Financave për periudhën janar-prill janë grumulluar rreth 7 miliardë lekë ose 50 milionë euro

Ekonomia vendase ka shënuar rënie duke ndikuar negativisht në buxhetin e shtetit. Në këtë situate  ka ndikuar rënia e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe akciza e taksimit të qarkullimit dhe të konsumimit të mallrave. Nga të dhënat e Ministrisë së Financave për periudhën janar-prill janë grumulluar rreth 7 miliardë lekë ose 50 milionë euro më pak se plani mbi të ardhurat nga TVSH-ja dhe akciza.

Vërehet se për periudhën janar-prill të vitit 2013 nga TVSH-ja ka një mosrealizim prej 5.5 miliardë lekësh ose 13.1 për qind më pak se plani, ndërsa për të ardhurat nga akciza rreth 9.8 miliardë lekë ose 8.2 për qind më pak.

Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, importet e periudhës janar-prill rezultojnë me një rënie vjetore mbi 11 për qind, ndërsa të ardhurat e mbledhura mbi furnizimet e brenshme për TVSH-në janë me një rënie vjetore prej 8 për qind. Të dhënat tregojnë se peshën më të madhe mbi sektori e TVSH-së e kanë shërbimet me 39 për qind dhe prodhimit me 28 për qind, më pas ndiqen nga ndërtimi me  18.8 %, tregtia me 11.9 % dhe transporti me 1.6 %.

Sipas ekspertes së ministrit të financave,  të ardhurat nga kjo taksë ishin nën nivelin e pritshëm me 16.4 për qind më pak. Për katërmujorin e parë të vitit 2013 të ardhurat nga akciza e duhanit po ashtu edhe nga pijet alkolike shënojnë një ulje prej 42 për qind.

Statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme Doganore tregojnë se importet e periudhës janar-prill rezultojnë me një rënie të ndjeshme prej 11 për qind. Në rënien e të ardhurave nga TVSH-ja ka patur dhe politika e përjashtimit nga TVSH-ja makinat dhe pajisjet.

/Erilda Sulika/                            

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar