Ministri Kosova jep alarmin: 2.4 miliardë lekë abuzime me ilaçet

Ministri Kosova jep alarmin: 2.4 miliardë lekë abuzime me ilaçet

Abuzimi me ilaçet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kap shifrën e 2.4 miliardë lekëve. Abuzimi bëhet publik nga vetë ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, sipas të cilit blerja e barnave në periudha të ndryshme është bërë me çmime pesë herë më të larta se realja. Ministri Kosova bëri të ditur dje se kostoja e

Abuzimi me ilaçet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kap shifrën e 2.4 miliardë lekëve. Abuzimi bëhet publik nga vetë ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, sipas të cilit blerja e barnave në periudha të ndryshme është bërë me çmime pesë herë më të larta se realja.

Ministri Kosova bëri të ditur dje se kostoja e këtij abuzimi bie direkt mbi të sëmurët që trajtohen në spitalin më të madh në vend. Në konferencën ndërkombëtare të shëndetit publik, ai bëri akuza të forta për mënyrën se si janë menaxhuar fondet dhe se si janë zbatuar ligjet në shëndetësi.

“Veçanërisht në QSUT është konstatuar një abuzim prej 2.4 miliardë lekësh. Jemi të vendosur t’i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund. Çdo abuzues do të përgjigjet në organet përkatëse konform ligjit”, theksoi Halim Kosova.

Ai premtoi ndryshim të situatës brenda kësaj jave. Sipas tij, pacientët nuk mund dhe nuk duhet të vuajnë pasojat e tenderëve për të pasur ilaçe.

“Duke filluar nga dita e nesërme do të fillojnë prokurimet, por natyrisht, nuk do të përdoren më ato çmime barnash që ishin përcaktuar më parë, të cilat devijonin deri në 5-fish nga lista bazë e medikamenteve. Ka pasur devijime në fondet publike, të dhëna për shëndetësinë dhe keqmenaxhim të institucioneve, veçanërisht QSUT”, u shpreh z. Kosova.

Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, tha se për shkak të keqmenaxhimit në këtë lloj forme, QSUT është në këtë gjendje, ku ka mungesa të theksuara të ilaçeve.

 /Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar