Ministri i Financave takim me përfaqësuesit e FMN-së

Ministri i Financave takim me përfaqësuesit e FMN-së

Misioni i FMN-së ka zhvilluar sot një takim me ministrin e ri të Financave, Shkëlqim Cani, takim i cili zgjati rreth 2 orë është zhvilluar në në ambientet e Ministrisë së Financave. Në fokus të fokus të bisedimeve ka qënë gjendja e financave publike dhe ulja e borxhit publik. Ndërkohë në një seminar rajonal për

Misioni i FMN-së ka zhvilluar sot një takim me ministrin e ri të Financave, Shkëlqim Cani, takim i cili zgjati rreth 2 orë është zhvilluar në në ambientet e Ministrisë së Financave. Në fokus të fokus të bisedimeve ka qënë gjendja e financave publike dhe ulja e borxhit publik.

Ndërkohë në një seminar rajonal për ekonominë , shefi i misionit të FMN-së, Nadeem Ilahi, i kërkoi qeverisë së re që të merret masa të menjëhershme për uljen e borxhit publik.

“Nga ajo që ne kemi parë deri më tani mund të vlerësojme se ka një rritje të vazhdueshme të borxhit.Vlerësimet po vazhdojnë ende dhe kjo na bën të mendojmë se borxhi publik mund të ketë një nivel më të lartë nga ajo që dihet. Deficiti i lartë buxhetor është një rrezik tjetër që do të ndikoj në rritjen e borxhit publik më tej duke rrezikuar kështu ecurinë ekonomike në vitet në vazhdim. Kjo do të thotë se duhet që të merren masa sa më shpejt dhe me shumë kujdes. Ajo që duhet trajtuar urgjentisht është mbledhja e taksave”, u shpreh shefi i misionit të FMN-së, Nadeem Ilahi.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar