Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë takohen sot në Rome

0

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë do të takohen sot në Romë për të marrë pjesë në një takim trepalësh.

Takimi është organizuar nga ministri italian i Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni.

Propozimi për këtë takim u bë në korrik të 2014 nga ish- ministrja Federica Mogherini, gjatë konferencës së përbashkët me homologun e saj në Tiranë.

Mogherini deklaroi se ky takim do të kishte për qëllim nisjen e një dialogu trepalësh midis Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë  dhe zhvillohet në funksion të stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

/Suzana Gjeleshi/

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here