Ministrat austriakë në Tiranë: Mbështesim statusin

Austria mbështet marrjen e statusit kandidat nga vendi ynë dhe inkurajon vazhdimin e reformave. Përkrahjen e konfirmuan dy ministrat e qeverisë austriake, ministri i Jashtëm dhe ai i Drejtësisë, që ndodhen në Tiranë për një vizitë pune. Ata zhvilluan një takim me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp austriakët

Austria mbështet marrjen e statusit kandidat nga vendi ynë dhe inkurajon vazhdimin e reformave. Përkrahjen e konfirmuan dy ministrat e qeverisë austriake, ministri i Jashtëm dhe ai i Drejtësisë, që ndodhen në Tiranë për një vizitë pune.

Ata zhvilluan një takim me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp austriakët premtuan mbështetjen për marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa deklaruan se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e reformave.

“Njohim hapat pozitivë që ka bërë Shqipëria në rrugën e reformave dhe mbështesim marrjen e statusit dhe perspektivën evropiane të saj. Me rëndësi për ne është që Shqipëria të avancojë në fushën e zbatimit të ligjit”, deklaroi ministri i Jashtëm Kurz.

Ndërsa ministri Bushati vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve me Austrinë dhe shprehu mirënjohje për lobimin që ky vend ka marrë përsipër të bëjë, që Shqipëria të marrë statusin në fund të muajit.

/Panajot Dybeli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar