Miniera e Bulqizës, Nikolla:Qeveria të marrë masa për zonën D

0

Kol Nikolla,kryetari i Konfederates se Sindikatave të Shqipërisë i kërkon qeverisë të marrë  masa urgjente për gjendjen në të cilën ndodhet zona D në minierën e Bulqizës.

Sipas tij ndërhyrjet e firmave të paliçensura, në këtë zonë e kanë kthyer në një burim të sigurt për humbjen e jetës së minatorëve.

Nikolla ka kerkuar nga qeveria Rama dhe Ministria e Industrisë, e Ekonomisë, e Brendshme dhe  ajo e Transportit,  nisjen e investimeve në minierë Bulqizës, investime që do të garantojnë jetën dhe sigurinë në punë të minatorëve

Gjithashtu kërkon largimin e firmave të paliçensuara që janë duke operuar në këtë zonë, në të kundërt do të nisë lëvizja sindikaliste, ka theksuar ai.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here