Miljaniq: Malazezët kategori kushtetuese në Kosovë

Miljaniq: Malazezët kategori kushtetuese në Kosovë

Radovan Miljaniq, i ngarkuari në punë i Malit të Zi në Kosovë  është shprehur se shumë shpejt edhe malazezët do të jenë pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Miljaniq ka thënë se autoritetet në Prishtinë do të bëjnë çdo gjë që malazezët, si popull pakicë, do të bëhen kategorik kushtetuese. “E vërtetë, autoritete e Prishtinës ka

Radovan Miljaniq, i ngarkuari në punë i Malit të Zi në Kosovë  është shprehur se shumë shpejt edhe malazezët do të jenë pjesë e Kushtetutës së Kosovës.

Miljaniq ka thënë se autoritetet në Prishtinë do të bëjnë çdo gjë që malazezët, si popull pakicë, do të bëhen kategorik kushtetuese.

“E vërtetë, autoritete e Prishtinës ka vite që e premtojnë këtë. E kjo, siç është premtuar nga kreu i autoriteteve të Kosovës, mund të pritet deri në fund të këtij viti kur Kushtetuta duhet të ndryshojë pjesërisht për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet  Beogradit e Prishtinës”, ka thënë Miljaniq për Radio “Antena M”.

Miljaniq ka shtuar se pasi të zgjidhet statusi i bashkësisë kombëtare malaziase, niveli i marrëdhënieve diplomatike të Malit të Zi e Kosovës do të ngrihet nga niveli i të ngarkuarit me punë në ambasador.

“Kur do të ndodhë kjo është vështirë të thuhet, porse pritet që malazezët të bëhen kategori kushtetues në Kosovë”, ka thënë ai .

 /Elta Liksenaj/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar