Teknologjia e parashikuar në zgjedhjet e ardhshme dështon me projektet e saj duke bërë që nga arka e shtetit të shkojnë dëm rreth 3.4 milion euro. Por nga kjo nuk kanë mbetur pa përfituar kompania IDRA, e cila kishte fituar dhe tenderin për realizimin e këtyre projekteve dhe figura të pushtetit. Sipas gazetës Tema janë
Teknologjia e parashikuar në zgjedhjet e ardhshme dështon me projektet e saj duke bërë që nga arka e shtetit të shkojnë dëm rreth 3.4 milion euro.
Por nga kjo nuk kanë mbetur pa përfituar kompania IDRA, e cila kishte fituar dhe tenderin për realizimin e këtyre projekteve dhe figura të pushtetit.
Sipas gazetës Tema janë siguruar 3 fatura, të cilat tregojnë se paratë e marra nga kompania Spanjolle INDRA për këto projekte përfundonin në një tjetër kompani nënkontraktore. Kjo e fundit në pronësi të ish këshilltarit të kryeministrit Sali Berisha për teknologjinë, Pjerin Markut.
Totali i parave të përfituara nga Marku kap shifrën e rreth 240 mijë dollarësh. Abuzimi ka nisur që në kohën e dështimit të projektit të numërimit elektronik në Fier dhe të kontrollit elektronik të kartave të identitetit.
Pjerini dhe kompania e tij Multiverse mësohet se kanë komanduar procesin e përzgjedhjes së kompanisë fituese të tenderit. Kjo k bërë të mundur përftimin e mijëra eurove nga Spanjollët.
/Erzen Carja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *