Miliarda euro në tregun e drogës

0

Evropianët mund të konsumojnë sasi të mëdha të drogave duke nisur nga opiumi e deri te kanabisi, përfshirë heroinë, marihuanë e kokainë. Bazuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian që flet për tregun e drogave në BE, sipas përllogaritjeve del se vetëm tregu i Kanabisit ka qarkullim vjetor nga 15 deri 35 miliardë euro.

Megjithatë, një pjesë qendrore e përgjegjësisë për këtë sasi droge që hyn në BE, u drejtohet edhe vendeve dhe rajoneve nëpër të cilat ajo kalon. Në raportin e fundit zyrtar të publikuar ditë më parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) të quajtur “Raporti Botëror i Drogës 2013”, shkruan se 74% e opiumit në botë, vendburim ka Afganistanin, shkruan Tribuna.

Ky dokument përfshinë periudhën e vitit 2012 dhe paraqet krahasimet me vitet paraprake të rrugës nëpër të cilat drogat kalojnë për të mbërritur kryesisht në vendet e zhvilluara Perëndimore.

/Laugert Qosja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here