Milano,sulmohet me armë një familje shqiptare

Milano,sulmohet me armë një familje shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një provincë të Milanos në Itali, ku një familje shqiptare është sulmuar me armë pranë shtëpisë. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 31-vjeçari me inicialet A.L. bashkë me gruan dhe djalin 4 vjeçar. Sipas të dhënave, familjes i është ngritur pritë nga një person i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një provincë të Milanos në Itali, ku një familje shqiptare është sulmuar me armë pranë shtëpisë.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 31-vjeçari me inicialet A.L. bashkë me gruan dhe djalin 4 vjeçar.

Sipas të dhënave, familjes i është ngritur pritë nga një person i armatosur teksa po ktheheshin në shtëpi, i cili ka qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të tre të plagosur. Fatmirësisht vetëm me plagë të lehta.

Sipas burimeve të policisë, autori i ngjarjes dyshohet të jëtë gjithashtu shqiptar, i cili është larguar menjeherë nga vendngjarja pas krimit.

Mësohet se 31-vjeçari i plagosur ka precedent penal, për shantazh, grabitje, rrëmbim personi dhe trafik droge.

/Elona Tereziu/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar