Milani kërkon rikthimin e Patos

Milani kërkon rikthimin e Patos

Skuadra e Milanit po mendon për një rikthim të brazilianit Aleksandre Pato, pas dëmtimit të sulmuesit Xhanpaolo Pacini, i cili do të qëndrojë gjashtë muaj larg fushave. Skuadra e Milanit kërkon të përforcojë sulmin, pasi edhe Bojan Kërkiç është drejt rikthimit tek Barcelona. Gjithashtu edhe Robinjo është mund të largohet për në Brazil tek Santo.

Skuadra e Milanit po mendon për një rikthim të brazilianit Aleksandre Pato, pas dëmtimit të sulmuesit Xhanpaolo Pacini, i cili do të qëndrojë gjashtë muaj larg fushave.

Skuadra e Milanit kërkon të përforcojë sulmin, pasi edhe Bojan Kërkiç është drejt rikthimit tek Barcelona. Gjithashtu edhe Robinjo është mund të largohet për në Brazil tek Santo.

E ardhmja e Milanit pritet të fillojë të qartësohet pas ditës së enjte, kur do të vendoset për fatin e trajnerit Masmiliano Alegri. Në qoftë se Alegri qëndron, atëherë Milani mund të afrojë në skuadër Alesandro Matrin, pasi pëlqehet shumë nga tekniku livornez, pasi e ka stërvitur tek Kaljari.

Mediat italiane raportojnë se administratori i Milanit, Adriano Galiani ka biseduar me drejtuesit e klubit të Korinthiasit për rikthimin e Patos në “San Siro”.

/Klajdi Lleshi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar