Milan-Roma, thirrje raciste kundër Balotelit

Milan-Roma, thirrje raciste kundër Balotelit

Sulmuesi i Milanit, Mario Baloteli, është bërë subjekt i thirrjeve raciste mbrëmë nga tifozeria kryeqytetase, gjatë përballjes Milan–Roma. Si pasojë, albitri i ndeshjes është detyruar të shtyjë daljen e futbollistëve pas pjesës së parë ne fushë derisa thirrjet të përfundonin. Kapiteni Romës, Françesko Toti, i bëri thirrje tifozëve t’i jipnin fund thirrjeve raciste ndaj Balotelit

Sulmuesi i Milanit, Mario Baloteli, është bërë subjekt i thirrjeve raciste mbrëmë nga tifozeria kryeqytetase, gjatë përballjes Milan–Roma.

Si pasojë, albitri i ndeshjes është detyruar të shtyjë daljen e futbollistëve pas pjesës së parë ne fushë derisa thirrjet të përfundonin.

Kapiteni Romës, Françesko Toti, i bëri thirrje tifozëve t’i jipnin fund thirrjeve raciste ndaj Balotelit dhe vetëm pas disa minutash vonesë është bërë e mundur fillimi i pjesës së dytë të lojës.

Futbollistët e Milanit kanë rënë pre disa herë e thirrjeve raciste, siç ishte rasti me mesfushorin ganez, Kevin Princ Boateng, i cili la fushën e lojës pas thirrjeve raciste në miqësoren përballë Pro Patrias në janar të këtij viti.

Kohët e fundit edhe tifozët e Juventusit janë gjobitur pasi kanë lëshuar thirrje raciste kundër ganezit. Përballja Milan-Roma ka përfunduar në barazim 0-0, me Muntarin dhe Totin të përjashtuar me karton të kuq.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar