Mijëra tonë duhan mbeten stok, përgjysmohet çmimi i blerjes

 Fermerët e Dumresë kanë protestuar se po i’u kalben mijëra tonë duhan dhe nuk gëzojnë mbështetjen e shtetit për kultivimin e duhanit. Nisur nga kjo situatë kompania importuese ka përgjysmuar çmimin nga 350-450 lekë për kilogramë ka zbritur në më pak se 200 lekë. Sipas fermerëve kjo vlerë nuk mbulon as kostot dhe po i

 Fermerët e Dumresë kanë protestuar se po i’u kalben mijëra tonë duhan dhe nuk gëzojnë mbështetjen e shtetit për kultivimin e duhanit.

Nisur nga kjo situatë kompania importuese ka përgjysmuar çmimin nga 350-450 lekë për kilogramë ka zbritur në më pak se 200 lekë.

Sipas fermerëve kjo vlerë nuk mbulon as kostot dhe po i pengon të fillojnë mbjelljet e reja.

Pas ankesës në bashki, drejtuesit e kësaj bashkie i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa për të mos dëmtuar mallrat.

Në zonën e Dumresë janë rreth 45 mijë fermerë që kultivojnë duhan dhe kanë si detyrim t’i sigurojnë kompanisë greke 10 mijë ton duhan në vit, ndërsa kjo kompani ka qenë e angazhuar ta blinte duhanin me 350-450 lekë/kilogramin, angazhim të cilin nuk po e mban.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar