Microsoft: 350 dollarë për pajisjet iOS dhe Android

0

Microsoft dëshiron që njerëzit t’i provojnë produktet e saj, kjo vihet në dukje nga raporti më i fundit i ZDnet ku bëhet e ditur  se kompania amerikane është duke ju ofruar përdoruesve të saj pajisjet më të reja të Microsoft.

Microsoft do të ofrojë  deri në 350 dollarë, para të cilat përdoruesit mund t’i përdorin për ta blerë telefonin apo tabletin e saj të mençur të bazuar në sistemin operativ Windows Phone, ose edhe nga kompjuterët apo laptopët që përdorin këtë sistem operativ.

Në këtë mënyrë Microsoft pretendon që përdoruesit e pajisje si iPhone, iPad, BlackBerry dhe pajsijet e tjera mobile Android,  të marrin bonusin nga Microsoft.

/Amela Shehi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here