MF nis dëmshpërblimin financiar, 3 mln dollar për ish-të përndjekurit

MF nis dëmshpërblimin financiar, 3 mln dollar  për ish-të përndjekurit

Ministria e Financave (MF) ka publikuar në faqen e saj zyrtare dëmshpërblimin financiar prej 3 milionë dollarësh për rreth 500 dosje të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist, me një numër mesatar prej 2.500 përfituesish, të cilët nuk kanë marrë asnjë këst deri tani. Lista e përfituesve është publikuar në faqen zyrtare të ministrisë dhe

Ministria e Financave (MF) ka publikuar në faqen e saj zyrtare dëmshpërblimin financiar prej 3 milionë dollarësh për rreth 500 dosje të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist, me një numër mesatar prej 2.500 përfituesish, të cilët nuk kanë marrë asnjë këst deri tani.

Lista e përfituesve është publikuar në faqen zyrtare të ministrisë dhe përmban numrin e dosjes dhe emrin e ish-të dënuarit politik, emrat e trashëgimtarit ose trashëgimtarëve ligjorë, dokumentacionin që përmban dosja, si dhe dokumentacionin i cili i mungon dosjes përkatëse, duke i klasifikuar si të gatshme për t’u paguar ose jo..

Për rastet kur ky dokumentacion është i paplotësuar, Ministria e Financave u bën thirrje të interesuarve ta plotësojnë në një kohë sa më të shkurtër, për të përfituar pa vonesë këstin e parë të dëmshpërblimit.

Krahas këtyre dosjeve vlerësohen dhe rreth 1.500 dosje të tjera që nuk kanë përfituar asnjë dëmshpërblim financiar deri më tani.

Për vitin 2014, në buxhetin e shtetit është parashikuar një shumë prej 18 milionë dollarësh që do të shkojë për pagesat e ish-të përndjekurve dhe ish-të dënuarve politikë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar