MF, koncesion 10-vjeҫar për monitorimin e lojërave të fatit

0

Ministria  e Financave pas doganave jep me koncesion për një kompani të huaj dhe shërbimin e fiskalizimit dhe monitorimit të lojërave të fatit, pasi është e pamundur që ajo ta monitorojë vetë këtë mision.

Monitorimi i lojërave të fatit do të jepet me koncesion për një periudhë 10-vjeҫare dhe ku kompania duhet të bëjë sigurimin e ofertës. “Sigurimi i ofertës duhet të jetë 2 % e vlerës totale të projektit dhe duhet të dorëzohet së bashku me ofertën”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga ministri i Financave, Ridvan Bode.

Oferta për koncesionin e shërbimit të monitorimit dhe fiskalizimit të lojërave të fatit do të hapet me 20 qershor, në ditën kur përfundon dhe afati për dorëzimet e tyre nga ana e kompanive që do të jenë të interesuara.

Ndërkaq, shërbimi i monitorimit dhe fiskalizimit të lojërave të fatit do të jetë një koncesion që në thelb do të kryejë punën që kryen sot Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, ku përmes istalimit të aparaturave të pasaҫme kjo kompani do të ketë mundësi që të monitorojë në kohë reale të gjithë lojërat e fatit, pasi jo në pak raste ky sektor është cilësuar se operon në një informalitet të plotë.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here