Meta: Votimi i tre ligjeve, falë LSI – së

Meta: Votimi i tre ligjeve, falë LSI – së

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaron gjatë një mitingu në qytetin e Durrësit se vota për LSI – në është një zgjedhje e mençur, pasi kjo parti ka treguar se është një forcë që e ndihmon Shqipërinë për të ecur më shpejt drejt Bashkimit Europian dhe zhvillimit të saj. “Vota për LSI

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaron gjatë një mitingu në qytetin e Durrësit se vota për LSI – në është një zgjedhje e mençur, pasi kjo parti ka treguar se është një forcë që e ndihmon Shqipërinë për të ecur më shpejt drejt Bashkimit Europian dhe zhvillimit të saj.

“Vota për LSI – në është një votë e mençur sepse është votë për zhvillimin e vendit. LSI ka treguar qartë që është një forcë koherente dhe që ndihmon Shqipërinë të ecë më shpejt drejt zhvillimit dhe Bashkimit Europian”, – tha z. Meta gjatë fjalës së tij.

Gjithashtu z. Meta përmendi LSI – në si shkakun i cili çoi në votimin e tre ligjeve që kishin mbetur pezull prej muajsh dhe luajti rol të rëndësishëm në liberalizimin e vizave. “Luajti rol shumë të rëndësishëm për liberalizimin e vizave. Edhe para dy javësh, atëherë kur askujt nuk i shkonte mendja, ndikoi me shumë këmbëngulje dhe urtësi për miratimin e tre ligjeve që do t’i japin në dhjetor Shqipërisë statusin e vendit kandidat, status që do të zhbllokojë shumë projekte, shume ndihma financiare dhe do të krijojë mundësinë edhe për hapjen e shumë vendeve të reja të punës”, – tha kreu i LSI – së.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar