Meta: Të ikë Berisha që PD të reformohet

Meta: Të ikë Berisha që PD të reformohet

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta tha se Sali Berisha pas 23 qershorit duhet të dalë në pension që të reformohet Partia Demokratike. Deklarata e z. Meta erdhi gjatë prezantimit të kandidatit të kësaj partie, Kejdi Mehmetaj në njësinë nr. 10 në Tiranë. “Edhe në Kinë ka dalë një ligj që deri në 70 vjeç të

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta tha se Sali Berisha pas 23 qershorit duhet të dalë në pension që të reformohet Partia Demokratike. Deklarata e z. Meta erdhi gjatë prezantimit të kandidatit të kësaj partie, Kejdi Mehmetaj në njësinë nr. 10 në Tiranë.

“Edhe në Kinë ka dalë një ligj që deri në 70 vjeç të lejojnë të drejtosh dhe pastaj duhet të dalësh në pension. Kështu që ne tani t’I japim mundësi Shqipërisë të bëjë një ndryshim, t’I japim një mundësi edhe PD-së që edhe ajo të reformohet, sepse ka probleme të mëdha”, – tha z. Meta.

Në vijim të fjalës së tij, kreu i LSI-së ironizoi kryeministrin Berisha për deklaratën e tij mbi hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës, duke thënë se në këto tetë vite qeverisje, qeveria aktuale më shumë mbylli sesa hapi vende të reja pune.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar