Meta takon Nishanin

Meta takon Nishanin

Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në ambientet e brendshme të presidencës, takimi që zgjati rreth 40 minuta. Në prononcimin e tij për mediat, pas mbylljes së takimit, Meta ka theksuar se takimi ky ka një impakt shumë pozitiv për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në ambientet e brendshme të presidencës, takimi që zgjati rreth 40 minuta.

Në prononcimin e tij për mediat, pas mbylljes së takimit, Meta ka theksuar se takimi ky ka një impakt shumë pozitiv për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Një nga çështjet që u diskutan gjatë kësaj mbledhjeje ishte mirëfunksionimi i institucioneve dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Nishanin për të ndarë së bashku vlerësimet tona për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mënyrë që t’i shërbejmë të gjithë asaj përgjegjësie të përbashkët, që kërkohet për të forcuar institucionet dhe sundimin e ligjit në vend dhe për të nxitur funksionimin e institucioneve të pavarura dhe për të bashkërenduar të gjithë së bashku në funksion të reformave për të marrë statusin brenda këtij viti”, tha Meta pas takimit.

 /Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar