Meta takohet me ambasadoren franceze

0

Ambasadorja Moro e përgëzoi  Metën për rezultatin e arritur nga LSI-ja në zgjedhjet e 23 qershorit, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejshme.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka takuar sot Ambasadoren e Francës në Shqipëri, znj. Christine Moro.

Ambasadorja Moro e përgëzoi  Metën për rezultatin e arritur nga LSI-ja në zgjedhjet e 23 qershorit, duke i atij uruar suksese të mëtejshme në detyrën e re.

“Është përgjegjësia jonë të tregojmë pjekuri politike dhe modesti duke punuar ngushtë me të gjithë aktorët, opozitën, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, në funksion të politikave që sjellin investime e punësim, dhe që i shërbejnë axhendës evropiane të Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Meta theksoi se LSI-ja do vazhdojë të jetë faktor stabiliteti në politikën shqiptare dhe se integrimi evropian, veçanërisht marrja e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti, do të jetë prioritet parësor.

Ambasadorja Moro i premtoi Metës se Franca do ta mbështetsë plotësisht në këtë proces dhe shprehu vullnetin për thellimin e bashkëpunimit mes dypalëve në fushat prioritare kyçe.

/Sonila Qazimi/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here