Meta takohet me aleatin e tij Rama në selinë rozë

Ilir Meta ka zhvilluar një takim në mesditë kokë më kokë me kryeministrin e ardhshëm Edi Rama. Në një prononcim për mediat Meta e ka cilësuar këtë takim veror dhe jo politik. I pyetur në lidhje me emra e përgjithshëm të kabinetit qeveritar, Meta shprehet se duhet prononcimi i kryeministrit të ri. Përsa i përket

Ilir Meta ka zhvilluar një takim në mesditë kokë më kokë me kryeministrin e ardhshëm Edi Rama. Në një prononcim për mediat Meta e ka cilësuar këtë takim veror dhe jo politik.

I pyetur në lidhje me emra e përgjithshëm të kabinetit qeveritar, Meta shprehet se duhet prononcimi i kryeministrit të ri.

Përsa i përket programit të qeverisë Meta u shpreh se kjo do të bëhet publike në momentin e duhur.

Meta e ka cilësuar si një vendim të vërtetë ligjor vendimin e kolegjit zgjedhor pasi sipas tij hapja e kutive nuk mund të bëhet nga KQZ nëse nuk ka kuorumin.

“Transparenca, gjithmnonë sipas ligjit është mjaft e rëndësishme. Kodi ka qenë i qartë se procesi i hapjes së kutive mund të bëhet vetëm me 5 vota. Këtë kompetencë mund ta ketë vetem kolegji në kushtet kur KQZ ka vetëm 4 anëtarë” tha ai

Ky është takimi i dytë i Ramës dhe Metës brenda 10 ditëve, ndërsa po punohet për formimin e qeverisë së re.

/Rovena Dupi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar