Meta takim me Guvernatoren në detyrë: BSh faktor stabiliteti, mbështetje për pavarësinë e saj

0

Guvernatorja në detyrë, Elizabeta Gjoni zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Burime nga zyra e shtypit bëjnë me dije se gjatë këtij takimi Z.Meta shprehu pavarësinë e Bankës së Shqipërisë dhe se ky institucion ka qenë faktor stabilitetit.

Në fjalën e tij Meta u shpreh se duhet të forcohet edhe më tej bashkëpunimi me FMN  dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

“Dua të shpreh mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për pavarsinë e bankës së Shqipërisë. Ky institucion ka qenë dhe mbetet faktorë stabiliteti. Ne duhet të forcojmë akoma më shumë bashkëpunimin me Fondim Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet ndërkombëtare.” u shpreh Meta gjatë takimit me guvernatoren në detyrë Elizabeta Gjoni.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here