Meta takim me ambasadorin britanik Cannon

0

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë,Z. Nicholas Cannon.

Ambasadori Cannon përgëzoi Metën për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së punës në çështje prioritare bilaterale si lufta kundër krimit e korrupsionit, drejtësia, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi ekonomik.

Meta falenderoi Ambasadorin për mbështetjen e veçantë që Britania e Madhe i jep Shqipërisë, dhe u shpreh se mbështetja në rritje ndaj LSI-së tregoi dëshirën e qytetarëve shqiptarë për të nxitur një ndryshim që vjen përmes bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes.

Meta dhe Ambasadori Cannon ndanë bindjen se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe duhet forcuar në mënyrë konkrete në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë bilateral, dhe veçanërisht në drejtim të procesit të integrimit evropian të vendit, i cili mbetet prioriteti kryesor për të gjithë shqiptarët.

/Sonila Duka/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here