Meta: Përkushtim maksimal ndaj qytetarëve që na votëbesuan

Meta: Përkushtim maksimal ndaj qytetarëve që na votëbesuan

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i shoqëruar nga deputetët e LSI-së të zgjedhur më 23 qershor në Qarkun e Beratit, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica ka zhvilluar një takim në qytetin e Kuçovës. Ai ka falënderuar të gjitha strukturat e LSI-së në këtë qytet për rezultatin e jashtëzakonshëm që arriti LSI atje.

Sipas Metës mbijetesa dhe vendosmëria e LSI ishte ajo që solli qëndrueshmërinë dhe rritjen e rezultatit.

Z. Meta deklaroi se “ky rezultat veçse na bën më të përkushtuar ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe në mënyrë të veçantë ndaj të gjithë atyre që besuan tek sigla e slogani i LSI-së për të ecur më shpejt dhe tek numri ynë, 26-ta”.

“Nga sot ne ndiejmë përgjegjësitë e reja që janë edhe më të mëdha dhe ne do të vazhdojmë me shumë pjekuri të menaxhojmë këtë mbështetje, këtë rezultat. Jemi të bindur se do të ecim më shpejt të gjithë së bashku. Edhe vendi do të eci më shpejt me ne dhe me këtë maxhorancë të re, ku LSI-a ka një përfaqësim tepër të merituar dhe natyrisht që angazhimi ynë për ecjen më të shpejtë të vendit, për integrimin më të shpejtë, përqendrimi ynë për të realizuar premtimet tona kryesore, ristrukturimin e ekonomisë, rritjen e punësimit do të na udhëheqin në çdo hap që do të bëjmë nga sot edhe në të ardhmen” tha ai.

Duke i garantuar qytetarët shqiptarë se LSI, si pjesë e qeverisjes së ardhshme do të mirëmenaxhojnë në interesin e vendit, Meta garantoi qytetarët e këtij qarku se premtimet e bëra në mitingun e fundit të Kuçovës do t’i mbajë të gjitha.

“Kuçova do të ketë një përfaqësim që nuk e ka pasur deri më tani në të gjitha institucionet” përfundoi ai.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar