Meta: Opozita në tryezë, hapi i parë për pjesmarrjen aktive në reformat e vendit

Kryetari i Parlamentit ka përshëndetur pjesmarrjen e Opozitës në tryezën e organizuar nga Presidenti për refomimin e sistemit të drejtësisë. Rama e ka parë këtë pjesmarrje si një hapin e parë të saj në rikthimin në jetën parlamentare. “Të jetë hapi i parë në rikthimin e saj në jetën parlamentare dhe pjesmarrjen aktive në reformat

Kryetari i Parlamentit ka përshëndetur pjesmarrjen e Opozitës në tryezën e organizuar nga Presidenti për refomimin e sistemit të drejtësisë. Rama e ka parë këtë pjesmarrje si një hapin e parë të saj në rikthimin në jetën parlamentare.

“Të jetë hapi i parë në rikthimin e saj në jetën parlamentare dhe pjesmarrjen aktive në reformat e domosdoshme për vendin dhe që nevojiten në kuadër të procesit të integrimit europian” tha Meta në fjalën e tij.

Kryetari i Kuvendit theksoi se kjo reforma në Drejtësi është e rëndësishme duke ftuar opozitën të marrë pjesë. Në fjalën e tij Meta ka nënvizuar tri pika që sipas tij janë të rëndësishme për tu parë në reformë.

Së pari ka kërkuar një transparencë më të madhe të Gjygjësorit duke garantuar se të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh. Së dyti ka rënditur kritetret për zgjedhjen e anëtarëve të piramidës së Drejtësisë. Së fundmi Meta ka nënvijëzuar nevojën e rishikimit të buxhetit edhe pse ai asnjëherë nuk mund të jetë i mjaftueshmë.

Meta u shpreh se për këtë reform do të duhet të përfshihen të gjithë aktorët që nga sistemi i drejtësisë, politika dhe shoqëria civile.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar