Meta në Kosovë, takime me partitë politike dhe pakicat

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet në Prishtinë për një vizitë zyrtare dy ditore. Sot Meta do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan “Telegrafi”. Gjatë vizitës së tij, Meta do të vizitojë familjen e Adem Jasharit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet në Prishtinë për një vizitë zyrtare dy ditore.

Sot Meta do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan “Telegrafi”.

Gjatë vizitës së tij, Meta do të vizitojë familjen e Adem Jasharit dhe do të bëjë homazhe tek varri  i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai gjithashtu do të takohet edhe me përfaqësuesit e pakicave kombëtare në Kosovë.

Në axhendën e kryeparlamentarit planifikohen edhe takime me krerët e partive politike përkatësisht me Isa Mustafën e LDK-së, Ramush Haradinajn e AAK-së, Albin Kurtin e VV-së, presidentin e AKR-së Behxhet Pacolli si dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar